Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, kaloi me sukses ditën e hënë operacionin në gju. Italiani u dëmtua në minutën e 36-të në ndeshjen e kësaj fundjave, ku Roma u mposht 1-2 nga Juventusi në ‘Olimpico’.
Zaniolo pas këtij operacioni pritet të mungojë për një periudhë të gjatë, diku te 5-6 muaj. Doktori që operoi 20-vjeçarin, Pier Paolo Mariani, flet me nota pozitive mbi kohën e rikuperimit të mesfushorit. “Nuk kishte asnjë komplikacion gjatë operimit.
None found
Tashmë ai duhet të fillojë procesin e rikuperimit dhe Roma duhet ta mbështesë Nicolon. Klubi ka kaluar në të shkuarën dëmtime të ngjashme, kështu që është në dijeni të situatës”, deklaron mjeku për ‘Il Corriere dello Sport’.
“Zaniolo në Euro 2020? Besoj se ai mund të rikthehet përpara startit të kampionatit europian, por nuk do të jetë në 100% e tij. I duhet shumë punë dhe besim, pastaj mbetet për t’u parë forma e tij”, mbyll mjeku italian. Mariani ka operuar lojtarë si Insigne dhe Rudiger, të cilët kishin të njëjtin dëmtim si Zaniolo dhe që të dy janë rikuperuar brenda 4 muajsh.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…