Categories: Uncategorized

“Doja të lija futbollin, s’kisha para për të ngrënë”, Vojvoda: Për herë të parë jam krenar me veten

Një tjetër shqiptar i është bashkuar Serisë A.

Mërgim Vojvoda bëri hapin e madh në karrierë, duke firomosur për skuadrën e Torinos. Vite më parë as që e çonte nëpër mend një transferim të tillë.

Në një rrëfim për mediat belge, mbrojtësi dardan tregon vështirësitë e mëdha në karrierën e tij.

Vojvoda shprehet se paga e tij 4 vite më parë nuk i kalonte 600 euro, duke ia vështirësuar jetesën.

Madje për këtë arsye ka menduar seriozisht edhe të lërë futbollin për të gjetur një punë normale në mënyrë që të mbulonte faturat në fund të muajit.

Por karriera e tij mori një tjetër rrjedhë dhe sot më shumë se kurrë lojtari shqiptar ndihet krenar për veten e tij.

“Kalimi te Torino është thjesht i mahnitshëm. Pak më shumë se katër vjet më parë, unë isha duke luajtur në divizionin e 4-t gjerman, në Carl Zeiss Iena, për 600 euro bruto. Kam jetuar në një dhomë hoteli të zymtë, pa pasur para të mjaftueshme për të ngrënë. Për dy javë, pata një goditje të tmerrshme dëshpërimi. Unë isha i humbur.

Sapo mësova se pasi të kthehesha nga huazimi Standardi nuk do më mbante, pyesja veten nëse nuk ishte më mirë të ndaloja faturat dhe të përpiqesha të gjeja një punë të qëndrueshme. Në atë kohë, kurrë nuk e imagjinoja që një ditë do të isha në gjendje të bashkohem në një klub futbolli për një shumë që tejkalon 5 milion euro. Do t’ju them këtë: kjo është hera e parë në karrierën time që jam krenar për veten. Sepse financiarisht, unë do të jem në gjendje të strehoj familjen time”, ka thënë Vojvoda.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago