Categories: Uncategorized

Do të bëjë bashkë të gjithë tifozët e Celtic, Ilir Meta njofton inagurimin e Celtic Supporters Club Albania

Presidenti i Republikës së Shqipërisë prej kohësh ka bërë publike dashurinë e tij për klubin skocez të futbollit, Celtic.

Megjithëse shumica zgjedhin ekipe më të njohura në arenën europiane, Ilir Meta bën përjashtim dhe ka zgjedhur skuadrën nga Glasgow për të qenë tifoz. Ditën e sotme Presidenti i Shqipërisë ka dhënë edhe lajmin se do të krijojë “Celtic Supporters Club Albania”.

Inagurimi do të bëhet ditën e nesërme së bashku me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili për shumë vite ka mbajtur veshur fanellën e klubit të madh skocez, Rudi Vata. Kështu të gjithë tifozët e Celtik që ndodhen në Shqipëri do kenë tashmë mundësinë të ndajnë së bashku dashurinë për “The hoops”.

“Nesër, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata. Këtë herë jo për të festuar fitoren e kombëtares tonë, por për të inaguruar Celtic Supporters Club Albania”, shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”

të fundit

Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026

Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…

2 minutes ago

Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga…

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…

24 minutes ago

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…

32 minutes ago

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…

40 minutes ago

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…

59 minutes ago

Pranojeni ose do të arrestoheni/ Trump me program të ri, ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen

Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000…

1 hour ago