Tre ekipe të Superiores zbresin sot në fushë për miqësoret e radhës.
Partizani i Ilir Dajës do të përballet me Pelister në stadiumin e Ohrit. Miqësorja e pestë për “Demat”, të cilët kanë fituar me Partizanin B dhe Pogradecin, kanë barazuar me Korabin dhe janë mposhtur nga Egnatia.
Ekipi kryeqytetas do të luajë edhe të shtunën, teksa përballë do të ketë Struga Trim Lum. Në fushë zbret edhe Vllaznia. Ekipi i Brdaric, që po kryen fazën përgatitore në Korçë, do të ndeshet me Devollin dhe trajneri gjerman do të ketë mundësinë të provojë lojtarët e ofruar në merkato.
Kastrioti-Dinamo është sfida e tretë. Krutanët janë rikthyer në Superiore dhe vijojnë punën nën drejtimin e Ndreut. Krutanët do të luajnë kundër “Nëndetëses” në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.
Miqësoret e ekipeve të Superiores
Kastrioti-Dinamo 17:00
Devolli-Vllaznia 17:00
Partizani-Pelister 17:30
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…