Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të jetë interesi primar për skuadrën e Barcelonës, me merkaton e verës që po afron.
Lidhur me gjithë situatën e krijuar nëpër medie ka folur edhe Diego Milito, argjentinasi që dikur luante me Inter dhe fitonte Ligën e Kampionëve.
Sipas Milito, mundësia e Lautaro për të luajtur te Barcelona, krah Lionel Messi, është një mundësi e shkëlqyer.
“Ai është tek Inter, sepse është lojtar i madh”, ka thënë Milito për ‘Movistar’.
“Ai është mirë me Nerazzurri, por loja te Barcelona, me Messi, do të jetë një mundësi e shkëlqyer”, ka shtuar argjentinasi.
“Kam dëgjuar shumë zëra dhe nuk e di çfarë do të ndodhë. Lautaro është i kompletuar, ai po bën gjëra të mira”, ishin fjalët e Milito.
Milito ishte pjesë e skuadrës së artë të Inter, madje eliminonte Barcelonën e Guardiolas, në Ligën e Kampionëve.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…