Categories: Uncategorized

Dhjetë qendërmbrojtësit më të mirë në botë

Virgil van Dijk ka frenuar konkurrencën e ashpër nga dyshja e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane për tu shpallur qendërmbrojtësi më i mirë në futbollin botëror.

Liverpool pagoi plot 75 milionë funte për të rrëmbyer yllin 29-vjeçar holandez nga Southampton në afatin kalimtar të janarit të vitit 2018.

Van Dijk ka pasur një ndikim të menjëhershëm që nga ardhja e tij në Anfield dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2018.

Ish-mbrojtësi i Celtic dhe Southampton la shenj edhe më shumë në sezonin pasues, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier këtë sezon.

Holandezi arriti të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier, përfundoi në formacionin e vitit në Evropë dhe u renditet i dyti pas Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Mediumi i njohur Daily Star tani e ka vendosur Van Dijkun në krye të listës për qendërmbrojtësit më të mirë aktualisht aktivë në futbollin botëror.

Kjo gazetë thotë se kapiteni i Holandës është ‘qendërmbrojtësi më i mirë i gjeneratës së tij’ dhe tregoi suksesin e tij të menjëhershëm me Reds në hapësirën e dy viteve.

Pas Van Dijk, në listën e dhjetë më të mirëve vijnë: Varane i dyti, Ramos i treti, Kalidou Koulibaly i katërti dhe Aymeric Laporte i pesti.

Pas tyre vijnë edhe Gerard Pique, Jerome Boateng, Milan Skriniar, David Alaba dhe Leonardo Bonucci.

10.Leonardo Bonucci (Juventus)

9.David Alaba (Bayern Munich)

8.Milan Skriniar (Inter)

7.Jerome Boateng (Bayern Munich)

6.Gerard Pique (Barcelona)

5.Aymeric Laporte (Manchester City)

4.Kalidou Koulibaly (Napoli)

3.Sergio Ramos (Real Madrid)

2.Raphael Varane (Real Madrid)

1.Virgil van Dijk (Liverpool)

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago