Categories: Uncategorized

Dhjetë klauzolat më të çuditshme në historinë e futbollit

Kur një lojtar e nënshkruan kontratën e re me një klub, u intereson se sa shumë para do të përfitojnë për aq vite sa qëndrojnë aty.

Sidoqoftë, në një kontratë nuk shkruhet vetëm shuma që do t’i paguajë klubi një futbollisti, por edhe rregullat që duhet t’u përmbahet ai.

Të lidhura

None found

Ndër vite, klubet kanë vendosur klauzola të çuditshme lojtarëve të tyre, derisa njëra e një lojtari është që e ndalonte të fluturonte në hapësirë.

Dhjetë klauzolat më të çuditshme në histori të futbollit:

Stefan Schwarz – Klauzolë për hapësirë

Kur Schwarz nënshkroi me Sunderlandin nga Valencia në vitin 1999, atij i ndalohej të fluturonte në hapësirë.

Dennis Bergkamp – I ndalohej të realizonte fluturime me helikopter

Një lojtar që i pëlqente të fluturonte me helikopter dhe Arsenali e ndaloi atë nga kjo gjë, derisa ajo gjë i ndalonte madje të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës, kur luanin kundër një skuadre me destinacion më të largët.

Georg Koch – Klauzolë anti-racizmit

Portieri gjerman kishte kaluar te PSV dhe mendohej se do të fyhej nga tifozët gjermanë në baca razore dhe në mënyrë që ai mos t’u kthehej atyre në të njëjtën formë, klubi ia ndaloi fyerjet raciste.

Ronaldinho – Vetëm dy dalje në klube nate brenda javës

Kur ishte pjesë e Flamengos në vitin 2011, Ronaldinhos iu ndalua që të frekuentonte shpesh klubet e natës, derisa kishte të drejtë vetëm dy herë.

Alex Oxlade-Chamberlain – Klauzolë për vetëm 20 minuta lojë në një ndeshje

Arsenali e transferoi anglezin nga Southamptoni, derisa nëse ai luante mbi 20 minuta në një takim, atëherë The Gunners do të duhej të paguanin 10 mijë funte më tepër.

Neil Ruddock – Klauzolë për mbipeshë

Ruddock asnjëherë nuk ka arritur të qëndrojë fit, por te Crystal Palace atij i ishte vendosur një klauzolë që të mos e kalonte mbi peshën e caktuar dhe të qëndronte fit.

Roberto Firmon – Klauzolë anti-Arsenal

Kujtojeni kohën kur Arsenali kishte tentuar transferimin e Luis Suarezit nga Liverpooli në vitin 2013 duke ofruar 40 milionë + 1 funte, që ishte një tallje për The Reds. Kështu kur e transferuar Firminon nga Hoffenheimi i vendosën një klauzolë anti-Arsenal.

Giuseppe Reina – Klauzolë për shtëpi

Sulmuesi gjerman kërkoi nga Arminia Bielfeld që t’i ndërtonin një shtëpi për çdo sezon.

Stig Inge Bjornebye – Klauzolë për t’u mos u skijuar

Norvegjezit i pëlqente që të skijonte, pasi edhe babai i tij kishte qenë skijtar, ndërsa Liverpooli ia kishte ndaluar atë me klauzolë.

Rolf-Christel Hiue-Mien – Klauzolë që gruaja e tij të ishte kuzhiniere

Mesfushori kongolez kishte kërkuar nga Eintracht Frankfurti që gruaja e tij të ishte kuzhiniere në klub, dhe ajo klauzolë nuk u realizua.

të fundit

Ish-i Partizanit ndahet me Drenicën, 27-vjeçari zyrtarizon largimin

Anteo Osmanllari - Lorenco VilaAnteo Osmanllari nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Drenicës [...]Read More...

7 minutes ago

BE-ja heq përjashtimin doganor për blerjet e vogla nga platformat kineze

Bashkimi Evropian ka ndryshuar rregullat për importet e vogla nga vendet e treta, duke i dhënë fund përjashtimit doganor që…

8 minutes ago

Putin shtrëngon kontrollin: Rusia mbyll shtatë pika kufitare me BE-në, arsyet mbeten të paqarta

Një dekret i firmosur nga kryeministri Mikhail Mishustin, i publikuar në Moskë dhe i zbatuar menjëherë, ka sjellë mbylljen e…

9 minutes ago

Raporte të klasifikuara zbulojnë se Rusia dha miratimin për stërvitjen sekrete ushtarake në Kinë

Një stërvitje e fshehtë ushtarake, në të cilën forcat ruse u trajnuan nga Kina vitin e kaluar, u autorizua personalisht…

9 minutes ago

Trump fluturon për herë të parë me Air Force One të dhuruar nga Katari: E quan “vërtet mbresëlënës” dhe thotë se SHBA nuk do të ndërtonte dot një të tillë

Donald Trump kreu sot udhëtimin e tij të parë me Air Force One-in e ri presidencial, një Boeing luksoz i…

9 minutes ago

Chris Brown urdhërohet të paguajë 12.9 milionë dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë: “E bleva për arsye sigurie”

Një juri në Los Angeles ka vendosur që këngëtari amerikan Chris Brown të mbajë përgjegjësi për një sulm të ndodhur…

9 minutes ago