Categories: Uncategorized

Dështoi me David Silvën, Tare nis negociatat me një tjetër lojtar të Man.City-t

Pasi dështoi në momentet e fundit për të sjellë në Romë fantazistin spanjoll David Silva, Igli Tare po punon për të vënë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi një tjetër futbollist nga Manchester City.

Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi, i cili nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiolës dhe pritet të lërë Manchesterin, ndërsa Tare është vënë menjëherë në lëvizje për ta veshur bardhekaltër.

Kartoni i Otamendit vlerësohet rreth 5 milionë euro dhe vetë mbrojtësit, Tare është gati t’i ofrojë 10 milionë euro në total për 3 sezone, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, negociatat janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të vijohet me hapa konkretë.

Me Otamendin Lazio do të përforconte ndjeshëm prapavijën, aq më tepër këtë vit që rivaliteti në kampionatin italian është rritur ndjeshëm dhe skuadra bardhekaltër do të duhet të përfaqësohet denjësisht edhe në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që në muajin gusht klubi italian arriti një marrëveshje edhe me fantazistin spanjoll David Silva, por në mënyrë të befasishme ky i fundit vendosi të transferohet në kampionatin spanjoll, duke zgjedhur Real Sociedadin për të vijuar karrierën.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

18 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

25 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

53 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago