Categories: Uncategorized

Derbi me 250 forca sigurie! Këngëtari shumë i njohur kosovar do performojë në pushim të ndeshjes

“Air Albania” këtë të premte do të presë derbin e kryeqytetit mes Tiranës e Partizanit, ku veç 90 minutëshit, interes ka për shumë faktorë të tjerë që rrethojnë këtë ndeshje.

Interesimi i tifozëve, spektakli, media por mbi të gjitha siguria. Për të gjitha këto detaje ka folur menaxheri i skuadrës Mario Nikolli që nuk u kursye të fliste dhe për shifra.

Të lidhura

None found

“Mario, si do të procedohet me tifozët? Në derbin e kaluar policia u kujdes të ndante ata që në rrugën që do të bënin drejt stadiumit, si do të jetë këtë herë?’’

“Në fakt sot është zhvilluar një takim mes drejtuesve të klubit dhe kompanisë së biletave dhe kompanisë privatë të sigurisë pikërisht për të folur rreth kësaj çështje. Pjesa e stadiumit nga ana e qytetit do t’i përkase tifozerisë sonë, ndërsa pjesa nga tribuna qendrore dhe ajo nga ana e liqenit i takon tifozerisë mike. Do të ketë rreth 250 forca të sigurisë private por mendoj se nuk do mungojnë forca as nga policia e shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes’’, shprehet Mario Nikolli, menaxher i KF Tirana.Vëmendje vjedh dhe 15 minutëshi i pushimit në “Air Albania”, ku Tirana ka bërë zakon t’i dhurojë një shfaqje tifozerisë. Mario Nikolli flet gjithashtu dhe për interesimin e mediave, të ftuarve VIP dhe tifozëve.“I ftuari special këtë herë do të jetë këngëtari Majk. Është herët për të folur për triubnën vip pasi ka kohë edhe tre ditë për këtë pjesë, megjithatë mund të them se ka pasur interes të madh nga media të huaja. Rreth 20 akreditime mediash evropiane nga Gjermania, Austria, Polonia dhe Italia kanë marrë përgjigje pozitive nga klubi ynë dhe na vjen keq që nuk I përgjigjemi dot gjithë interesimit të mediave shqiptare. Sot që flasim janë shitur rreth 7.000 bileta’’, përfundon Nikolli.

/Top Channel/

të fundit

Lutfi Dalipi rrëfen për formën, rekordin e asistimeve dhe të ardhmen e tij ndërkombëtare

Mesfushori shqiptar, Lutfi Dalipi e ka pushtuar Superligën e Zvicrës me një stuhi të madhe. Ai ka folur gjerë e…

54 seconds ago

SPERTK calls for RTK employees to be included in the 13th salary: Equal treatment must be guaranteed

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK0 i ka bërë thirrje Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që ta trajtojë me…

2 minutes ago

Islami: Serbia is behind the terrorist acts in Banjska and against the Ibër-Lepenc canal

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë dhe në sulmin…

2 minutes ago

The trial of Gazmend Selimi over the killing of Dardan Gashi in Lipjan continues

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj Gazmend Selimit, i akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, në…

3 minutes ago

Italy approves tougher measures after unrest: parents may pay for their children’s damage and penalties increase for covering faces

Qeveria italiane ka miratuar një paketë të re masash për të frenuar dhunën gjatë protestave kundër rritjes së kostos së…

4 minutes ago

Student revolt over Rama’s departure, German MEP: Corruption concerns affect European integration

Me anë të një postimi ne X, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë…

5 minutes ago