Categories: Uncategorized

Dënimi i Manchester City-t reagon Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka reaguar pas dënimit që UEFA i ka dhënë Manchester City-t. Gjermani ka thënë se ndjen keqardhje për trajnerin Pep Guardiola dhe lojtarët e “citizens”.

UEFA e pezulloi City’n nga pjesëmarrja në garat evropiane për dy vjet, për shkelje serioze të rregullave të fair-play’t financiar.

City planifikon të ankohet ndaj vendimit të UEFA-s dhe i ka 10 ditë kohë për ta çuar këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“U trondita kur e dëgjova lajmin. Mund ta parafytyroj sa e vështirë është për ta në këtë moment”, tha Klopp.

“Nuk ia kam idenë sesi funksionojnë këto gjëra – por çfarë mund të them unë është se nën udhëheqjen e Pep Guardiolës, Manchester City luan futboll sensacional. Gjithmonë e kam adhuruar futbollin e tyre”, shtoi gjermani.

“Të jem i sinqertë me ju, më vjen keq për Pep dhe lojtarët, sepse, natyrisht ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata thjesht kanë luajtur futboll dhe atë futboll sensacional. Pep i ka ndihmuar ligës ta përmirësojë futbollin”, theksoi Klopp.

të fundit

Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Gazetarja e njohur Kodiana Lala, ka zbardhur emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit, ngjarje e ndodhur…

34 minutes ago

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci. Gazetari raporton…

54 minutes ago

Lara Colturi e 8-ta në Flachau, shkëlqen në lëshimin e dytë

Në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve…

1 hour ago

Michael Carrick, trajneri i ri i Manchester United

Manchester United ka njoftuar emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Bëhet…

1 hour ago

Dosja “Gërdeci”/ Ish-ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, zhvillohet seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe…

1 hour ago

Donald Trump paralajmëron Iranin: Nëse ekzekutoni protestuesit, do përballeni me masa të forta

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse…

1 hour ago