Ousmane Dembele është një nga blerjet më të dështuara të Barcelonës, jo për shkak të mungesës së cilësive të sulmuesit, por dëmtimet e kanë ndjekur “këmba këmbës” francezin.
Dembele kaloi te Barcelona për 150 milionë euro, por këto shpenzime të katalanëve nuk u justifikuan kurrë nga francezi.
Një karrierë e stopuar nga lëndimet ka bërë që shumë tifozë, por edhe drejtues të klubit, të humbin besimin te lojtari.
‘Sport’ shkruan se Barca janë të hapur të dëgjojnë ofertat për Dembele.
Skuadrat e Premierligës si Arsenal dhe Manchester United kanë treguar interesim për lojtarin gjatë ditëve të fundit dhe po synojnë të zbulojnë pse lojtari ka probleme me lëndimet.
Në anën tjetër, përkundër faktit se lojtari ka përcjell mesazhe se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, së fundmi situata mund të ketë ndryshuar.
Dembele thuhet të ketë kontaktuar francezin e Man Utd, Anthony Martial, për të pyetur rreth jetës në qytetin e Mançesterit, gjithnjë sipas raportimeve të ‘Sport’.
Këto detaje kanë bërë që të rriten spekulimet për transferimin e mundshëm të Dembele në ‘Old Trafford’.
Debati i opozitës me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, ka vijuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka, i…
Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory” që…
Këtë të hënë, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me debate mes deputetëve, ku opozita kritikoi kalendarin e…
Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Sarës Hoxha dhe Erik Fullanit. Dyshimet…
Një 34-vjeçar shqiptar, është shpallur në kërkim nga Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli si autor i…
Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, tha Zyra e Kryeministrit…