Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vicente del Bosque, nuk ka kursyer kritikat ndaj Neymarit.
Në një intervistë të gjatë për “El Mundo Deportivon”, ish-fituesi i kupës së botës u pyet edhe për një rikthim të mundshëm të brazilianit Neymar te Barcelona, por përgjigjja e 69-vjeçarit sigurisht që nuk do t’i pëlqejë “O’Ney”-it dhe fansave të tij.
“Ai është një djalë i vështirë. Për mua nuk është një shembull i mirë. Në vlerësimin tim, ai është i shkëlqyeshëm si lojtar dhe nëse më kërkoni t’ju tregoj pesë më të mirët në botë për cilësitë teknike, ai bën pjesë në listën time, por në fushë ai përpiqet të mashtrojë, ai pretendon shumë dhe simulon. Gjithashtu dhe mënyra se si iku nga Barcelona…”
Shumë nga shokët e tij te Barcelona kërkojnë kthimin e tij, por Del Bosque kujton se politikat e klubit nuk i bëjnë futbollistët.
“Janë klubet ata që duhet të vendosin se kush duhet të nënshkruajë dhe kush jo. Nuk duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që thonë lojtarët, sepse tashmë ka drejtorë sportivë dhe sekretarë teknikë. Është shumë e vështirë për një futbollist të flasë keq për një futbollist tjetër që ka qenë partneri i tij. Nuk mbaj mend pothuajse askënd që e ka bërë këtë”
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…