Categories: Uncategorized

Debutoi si trajner, Pirlo analizon ndeshjen ndaj Sampdorias

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo foli për Sky Sport pas suksesit kundër Sampdoria në debutimin e tij te stoli bardhezi por edhe si trajner futbolli.

“Kam qenë një futbollist deri para disa vitesh dhe më pëlqente të flisja me trajnerët. Po e bëj me ta dhe ata me mua. E kemi krijuar këtë marrëdhënie dhe shpresojmë të vazhdojë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Të lidhura

None found

Ndeshja sot?

“Ne patëm një pjesë të parë të shkëlqyer, është për të ardhur keq që nuk e përfunduam me disa gola. Në pjesën e dytë ramë pak fizikisht, por arritëm të qëndronim në lojë dhe të ishim të qartë në momentet vendimtare. E dinim se do të ishte e vështirë sepse ata erdhën për t’u mbyllur dhe për të kundërsulmuar”.

Frabotta?

“Luajti mirë, Alex Sandro u lëndua përpara një dite dhe zgjodha një djalë që di të luajë dhe që po stërvitet mirë. Nuk ishte rrezik ta vendosja në mesin e lojtarëve të tjerë”.

McKennie?

“Po punon shumë dhe mbase fizikisht është më mirë se të tjerët. Luajti mirë, mund të bënte diçka më shumë në fazën e ndërtimit, por mund ta falim atë sepse ishte ndeshja e parë”.

Ju përmendët Barcelonën e Guardiolës, Milanin e Ancelottit dhe Juven e Contes. Sa prej këtyre përbërësve do të jeni në gjendje të vendosni në kokën e lojtarëve?

“Do të duhet kohë. Nuk dua të kopjoj dhe ngjis ndonjë trajner por do të përpiqem të frymëzohem nga këto skuadra. Nuk kishim shumë kohë sepse djemtë janë kthyer nga angazhimet me ekipet kombëtare”.

Mesfushorët?

“Ne kemi katër mesfushorë qendrorë që luajnë më mirë se dy për nga karakteristikat. Po përpiqemi të luajmë në këtë mënyrë duke u mbrojtur me katër dhe dy mesfushorë ndërsa në fazën proaktive përpiqemi të bëjmë një 3+2”.

Si planifikoni ta menaxhoni Ronaldon?

“Jemi duke menduar për këtë dhe gjithashtu e kemi menduar së bashku. Tani ai nuk është i lodhur sepse sapo kemi filluar. Ronaldo e njeh trupin e tij, ai e di se kur duhet të ndalet dhe jo, kemi biseduar për të, kjo varet nga ai, kur ai dëshiron të luajë”.

Kur të vijë sulmuesi i famshëm, a do të jetë e lehtë të bashkohet me Dybala dhe Ronaldo?

“Do të përpiqemi. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur. Lojtarët cilësorë janë gjithmonë të mirëpritur në ekip për sa kohë që ata kanë karakteristika që sjellin ekuilibër. Kur të vijë sulmuesi do të përpiqemi të shohim më shumë lojtarë sulmues”

të fundit

Foda aktivizoi 29 nga 33 të ftuarit, ndërsa katër lojtarë nuk luajtën asnjë minutë në Ligën e Kombeve

Përzgjedhësi Franco Foda i ftoi plot 33 futbollistë të ndryshëm në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ndërsa vetëm katër prej…

2 minutes ago

Mauricio Pochettino merr zyrtarisht drejtimin e Manchester Unitedit

Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Manchester Unitedit, duke filluar kështu një kapitull të ri në karrierën…

3 minutes ago

Young Couture zgjedh paraqitjen e Elijonës si frymëzim për veshjen e Thanksgiving

Një paraqitje e Elijona Binakajt ka tërhequr vëmendjen e krijueses së përmbajtjeve Marjan Tabibzada, e njohur në rrjetet sociale si…

6 minutes ago

Elseid Hysaj përfshihet në formacionin më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve, përkrah Yamalit dhe Kane

KombëtarjaGjiganti botëror i vlerësimit të lojtarëve me nota, “WhoScored”, ka përpiluar formacionin me paraqitjet më të larta në grupet e…

9 minutes ago

Artan Hoxha: Buxheti nuk sjell përfitime për qytetarët, Rama tallet me pensionistët; opozita duhej të sfidonte propagandën në Kuvend

Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë për “Prime News24”, ka komentuar debatet e zhvilluara sot në Kuvend për buxhetin, duke…

20 minutes ago

Heated on-air clash between Agron Shehaj and Anri Bala, leader of “Mundësia” leaves live broadcast

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Prime Newws24, mes kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj dhe gazetarit Anri…

23 minutes ago