Categories: Uncategorized

Debutoi me Chelsean, Broja vë në dyshim kombëtaren

Një shqiptar në Premier League, krenari për gjithkënd prej nesh.

Armando Broja debutoi me ekipin e parë të Chelseas, që fitoi dje 4-0 ndaj Evertonit.

Ai zëvendësoi Oliver Giroudin në minutën e 86-të të lojës, duke realizuar ëndrrën e madhe, edhe pse vetëm 18 vjeç.

Djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe, ka folur në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” të “Supersport”, ku ka rrëfyer emocionet.

“Edi Martini më ka thirrur në Shqipëri i pari. Është një gjë e madhe për një djalë 18 vjeç që të zëvendësojë Giroud. Ai është kampion bote. Ishte ndeshja e parë për mua, debutova me Chelsea, skuadrën e parë. Ishte diçka e madhe, jam shumë i kënaqur me debutimin”.

Lampard? “Para ndeshjes kisha emocione, sepse ishte ndeshja ime e parë. Lampard më tha të jem i lirshëm, të luaj siç kam luajtur gjithë sezonin. Këtë më tha trajneri. Edhe shokët e skuadrës më kanë mbështetur, më kanë goditur dhe me shpulla në shenjë motivimi. Kur luaja me 23-vjeçarët kam firmosur kontratën me Chelsea. Kur erdhi Lampard, djemve të rinj iu hapën dyert. U kënaqa kur ai erdhi trajner, prandaj qëndrova te Chelsea dhe nuk zgjodha skuadër tjetër”.

A mund të largohem në formë huazimi? “Unë gjithmonë mund të iki në një klub më të vogël dhe të marr më shumë minuta dhe eksperiencë, siç ka bërë Tammy Abraham, por synimi është që të futem në ekipin e parë të Chelsea. Po stërvitem prej 3-4 javësh me ekipin e parë dhe shpresoj të mbetem aty. Nuk e kam menduar ende të huazohem në ndonjë klub më të vogël”.

Pyetjes jo pak provokuese, se çfarë do të bënte, nëse i vjen ftesë nga kombëtarja e Anglisë, Broja iu përgjigj:

“Ende nuk më ka thirrur Anglia, por nëse ndodh, nuk e di çfarë do të bëj. Për momentin po luaj me Shqipërinë, me U-21. Shqiptar e kam gjakun, jam shumë i kënaqur me Shqipërinë dhe shpresoj të më thirrë edhe kombëtarja e parë kuqezi. Babi dhe mami kanë lindur në Shqipëri, janë nga Malësia e Madhe. Unë kam lindur në Angli, por prindërit më kanë lindur në Shqipëri”.

të fundit

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

42 minutes ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

1 hour ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

1 hour ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

1 hour ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

1 hour ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

2 hours ago