Matthijs De Ligt mbushi sot 21 vjeç. Një ditëlindje që mbrojtësi holandez ie kaloi në sallën e operacionit. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, ku kishte një problem që e shqetësoi për pjesën më të madhe të sezonit.
Mbrojtësi holandez mbërriti që mbrëmë në kryeqytetin italian, Romë, i shoqëruar nga e dashura e tij, Annekee Molenaar dhe mjeku Luca Stefanini. De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth tre muajsh. Kthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në tetor në nëntor.
“Këtë mëngjes – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Juventusi – Matthijs de Ligt iu nënshtrua operacionit për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luca Stefanini, kaloi me sukses të plotë. Koha e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…