Gianni De Biasi është njeriu i cili në krye të kombëtares shqiptare arriti të bëjë ëndrrën realitet.
Trajneri italian ka kthyer edhe një herë në vëmendje arritjen e jashtëzakonshme në stolin e Shqipërisë, me të cilën ia doli që për herë të parë në historinë e kuqezinjve të siguronte një biletë për në Euro 2016. Kjo ka ardhur pas pyetjes mbi Elseid Hysajn, që prej disa sezonesh luan me Napolin.
None found
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer se mbrojtësi shkodran është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por pa dashur t’i vendosë në renditje lojtarët. Sipas tij, çelësi i suksesit ishte fakti se ekipi ndihmonte njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe nuk kishte hatër mbetje se kush do ta niste titullar ndeshjen.
“Elseidi ishte një nga më të rëndësishmit të ekipit, por nuk do të thoja se është më i rëndësishmi. Kjo pasi nuk më pëlqen të rendis lojtarët. Skuadra ndihmonte njëri-tjetrin si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj.
Nuk kishte rëndësi për lojtarët se cili do të luante dhe cili jo. Unë gjithnjë zgjidhja ata që kishin kushtet më të mira në atë kohë. Bëmë diçka të rëndësishme dhe unike duke u kualifikuar në një grup të vështirë”, ka thënë Giani De Biasi.
Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe…
"Ishte institucioni presidencial që ngriti për herë të parë çështjen e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së…
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka ide mbi…
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Jennifer Symonds, 44-vjeçares që u gjet e…
Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një përplasje verbale me një gazetar të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit…
Arsenali ka zhvilluar bisedime fillestare joformale mbi rinovimin e kontratës së yllit të tyre norvegjez Martin Odegaard, i cili është…