Klubi amerikan D.C United dëshiron ta sigurojë transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modricit, në mënyrë që ta zëvendësojë Wayne Rooneyn, që tani është kthyer në Angli.
Mediumi The Athletic raporton se transferimi i Luka Modricit drejt SHBA-së nuk do të jetë i mundur gjatë këtij muaji, pasi që kërkesat e kroatit për pagë janë të papërballueshme për klubin amerikan.
Megjithatë, interesimi i D.C Unitedit për Modricit është intensifikuar gjatë javëve të fundit, shkaku i largimit të Wayne Rooneyt, i cili u kthye në Angli pas 18 muajve në Major League Soccer, ligën e nivelit të parë të futbollit në SHBA.
Në anën tjetër, Zinedine Zidane dhe drejtuesit e Real Madridit do të tentojnë ta bindin Modricin të mos largohet para se t’i përfundojë kontrata më 2021, përkundër që kroati nuk është më i pazëvendësueshëm në mesfushën e “Los Blancos”.
Përkundër problemeve me lëndime që i ka pasur këtë sezon, 34-vjeçari ka luajtur në 18 ndeshje, duke kontribuar në to me katër gola dhe pesë asiste.
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…