Tirana ka bindur edhe jashtë Superiores, duke fituar me rezultatin 0-2 ndaj Dinamo Tbilisit për të kaluar turin e parë në “Champions League”.
Një arritje më vete për bardheblutë që nuk shiheshin si favoritë në këtë përballje, pavarësisht se në shortin e hedhur gjetën kundërshtarin më të lehtë.
Por bëhet fjalë për “Champions League” dhe nuk mund të jetë kurrsesi e lehtë që nga turi i parë.
Tashmë bardheblutë do i presë një takim me Crevena Zvezdën që do të luhet në datën 25 gusht në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:00 dhe pritet me interes të madh nga sportdashësit shqiptarë.
Si është komentuar në Serbi? Media më e madhe në këtë vend, “Kurir”, e cilëson saktësisht si një ferr pa tifozë.
Teksa saktësojnë faktin se në stadium nuk do të ketë tifozë, media serbe shkruan se nuk duhet harruar ajo që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku pavarësisht se tifozët shqiptarë nuk lejoheshin në stadium ndodhi surpriza e pakëndshme për ta.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…