Categories: Uncategorized

Conte i kënaqur nga loja e skuadrës së tij: Ishim perfekt

Antonio Conte i kënaqet kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League dhe lojës së skuadrës së tij, edhe pse e ka ndonjë rezervë të vogël për faktin që nuk e mbyllën ndeshjen më parë. “Jemi të kënaqur, pasi bëmë një lojë të mirë. E kishim përgatitur si duhet ndeshjen dhe nuk e lamë Leverkusen ta qarkullonte topin i qetë.

Bëmë çfarë kishim përgatitur në stërvitje. Ka një problem që e kam thënë edhe më parë, që duhet ta vrasim ndeshjen e të pushojmë pak. Nuk i lamë shumë shanse rivalit, por kishim shumë vetë dhe nuk shënuam më shumë se dy gola. I kishim mundësitë dhe më vjen keq”, tha fillimisht tekniku për “Sky Sport Italia”.

Më tej, Conte shton: “Djemtë treguan uri dhe ishin të vendosur të tregonin se po bëjnë diçka të rëndësishme. Tani mund të luajmë në gjysmëfinale të Europa League dhe jemi të kënaqur, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Duam maksimumin, t’i shkojmë në fund këtij turneu”.

“Lukaku? Është e vështirë të flasësh për emra të përveçëm, kur i gjithë ekipi luajti mirë. Romelu po bën një sezon të shkëlqyer, i mbështetur nga ekipi, që e vë atë në gjendje të shprehet më së miri në aspektin individual gjithashtu. Jam i lumtur për të, meriton gjithçka. Gjithsesi duhet ta falënderojë edhe ekipin, që po e mbështet të bëjë sezonin më të mirë të karrierës”.

“Rastet e humbura? Nuk mund të jem i zemëruar, por vetëm mund t’i përgëzoj këta djem për atë që kanë bërë në Serie A gjatë gjithë sezonit dhe tani në Europa League. Normalisht do punojmë të përmirësohemi. Do i tregojmë ekipit disa episode dhe kjo nuk bëhet për të gjetur kush e ka fajin, por për t’u përmirësuar për të ardhmen”, mbyll Conte.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago