Categories: Uncategorized

Conte: Eriksen kishte shumë mundësi, por zgjodhi Interin

Interi ka marrë tre barazime në tre ndeshjet e fundit te Serie A duke e komplikuar disi situatën edhe pse janë vetëm 3 pikë nga Juventusi kryesues.

Në mesjavë “zikaltërit” eleminuan Fiorentinën nga Kupa e Italisë dhe sollën në skuadër një lojtar të madh si Eriksen, duke bërë që skuadra të vijë me një moral të lartë në ndeshjen e kësaj fundjave.

Të lidhura

None found

Trajneri Conte do të duhet ti bëjë llogaritë pas disa lojtarë kryësorë si Martinez të pezulluar dhe Sensi Gagliardini të dëmtuar.

“Ndaj Udineses kemi rikuperuar Brozovic, ndonëse nuk mund të them me siguri nëse do të luajë nga minuta e parë, ndërsa mbetet e njëjtë situata për Sensin e Gagliardinin. Në sulm nuk do të kemi Lautaron, por jam i sigurt që Espozito dhe Sanchez mund ta zëvendësojnë shumë mirë, kushdo që të luajë”, deklaroi tekniku zikaltër.

Sa i përket danezit Eriksen, Conte foli me superlativa, duke vlerësuar edhe gjendjen e tij të mirë fizike, ndërsa shtoi se tani do të jetë koha ajo që do të tregojë nëse ky Inter mund të pretendojë për objektiva madhorë.

“Eriksen është një lojtar i një niveli të lartë, që kishte shumë mundësi zgjedhjeje, por vendosi të vijë te Interi. Ka luajtur pak, por ka një formë fizike mjaft të mirë dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën tonë. Është një lojtar shumë inteligjent dhe krijues, që ka kapur shumë shpejt porositë tona gjatë seancave stërvitore dhe po përfshihet në idenë që kemi për lojën. Me lojtarët e ardhur në janar, kemi shtuar ndjeshëm eksperiencën dhe cilësinë, ndërsa tani koha do të tregojë nëse mund të pretendojmë për më shumë”, tha Antonio Conte. /albeu.com/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago