Categories: Uncategorized

Conte: Akoma i zhgënjyer për humbjen ndaj Bolognës

Me rinisjen e kampionatit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, Interi ka bërë dy gafa në “San Sairo”, pasi fillimisht u ndal në një barazim 3-3 përballë Sassuolos dhe më pas tri ditë më parë u mposht 1-2 nga Bologna, ndonëse kishte avantazhin e një goli dhe një lojtari në fushë.

Bëhet fjalë për 5 pikë të hedhura poshtë në mënyrë shumë amatore nga futbollistët zikaltër, që nëse do të kishin treguar më shumë kujdes, tani do të ishin vetëm 6 pikë larg Juventusit kryesues dhe plotësisht në garë për titullin kampion.

Të lidhura

None found

Megjithatë me kalendarin e ngjeshur të futbollit pas pandemisë, zikaltrit do të rikthehen sërish në fushë nesër në mbrëmje, për t’u përballur me Veronën në “Bentegodi”, me synimin që të marrin një fitore dhe të harrojnë disfatën ndaj Bolognës.

Trajneri Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi se nuk i ka ikur ende zhgënjimi që pësoi në ndeshjen me Bolognën, ndërsa bëri thirrje që të tijtë të reagojnë në mënyrën më të mirë.

“Natyrisht që ka ende zhgënjim për mënyrën sesi e humbëm atë ndeshje, por më mirë që po zbresim në fushë kaq shpejt, pasi kemi mundësi të reagojmë dhe të lëmë pas krahëve gjithçka. Do të luajmë përballë një skuadre të përgatitur, që ka bërë shumë mirë këtë sezon dhe ka vënë në vështirësi çdo kundërshtar, ndaj duhet të kemi kujdes. Lojtarët janë informuar me detaje për mënyrën e lojës së Veronës dhe pikat e saj të dobëta e të forta, ndaj pres një reagim nesër”, u shpreh Conte.

Kalendari i ngjeshur dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar dëmtime të shpeshta te lojtarët, gjë që po e vuan edhe Interi, ndërsa Conte pranon se është i detyruar që vazhdimisht të bëjë ndryshime në formacion, për t’u dhënë mundësi lojtarëve të çlodhen.

“Është një moment i veçantë dhe i ri për të gjithë skuadrat, ndaj duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndeshjet e shpeshta dhe temperaturat e larta të marrin shumë energji, ndaj duhet të bëjmë vazhdimisht ndryshime, për të qenë sa më të freskët në fushën e lojës”, deklaroi trajneri i Interit.

të fundit

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

41 seconds ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

2 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

3 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

3 minutes ago

Rashiq links the government’s greater readiness for the Association to developments in Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

3 minutes ago

Arkin Jahiji officially takes office as mayor of Bërvenica, announces office for expatriates

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

3 minutes ago