Categories: Uncategorized

“Çmendet” Berlusconi, do te Monza dy ish-yjet e mëdhenj të Milanit

Silvio Berlusconi është rikthyer te suksesi në futboll falë Monzas, që sapo ka siguruar ngjitjen në Serinë B.

“Kavalieri” tani po synon edhe më lart, promovimin në elitën e futbollit italian.

Të lidhura

None found

Ish-kryeministri i Italisë foli në “TeleLombardia”, ku la të kuptohet se do të tentojë bashkëpunimin me dy emra të mëdhenj të futbollit, Kaka dhe Ibrahimovic.

“Ibrahimovic ishte qëllimi ynë i vërtetë, siç ishte edhe Kaka. Atëherë u shfaqën vështirësi përtej futbollit dhe na u desh të hiqnim dorë. Por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë: e them si për Ibran ashtu edhe për Kakanë”.

Berlusconi e pranoi se Monza tij do të përqendrohet te lojtarët nën 23 vjeç, ndër më të mirët në Serinë B dhe C.

“Për të arritur Serinë A duhet të marrim lojtarët që janë nën 23 vjeç. Ne po kërkojmë lojtarët më të mirë të skuadrave të Serisë B dhe ndonjë të Serisë C”.

Presidenti i klubit më pas falënderoi Gallianin për punën që ka bërë deri tani në klubin e ri, por gjithashtu duke nënvizuar meritat e tij.

“Meritë kanë djemtë, trajnerët, menaxherët dhe mbi të gjithë Galliani, i cili gjithmonë ka qenë shumë aktiv. Me siguri është edhe falë meje. Para çdo ndeshjeje kam biseduar me lojtarët, duke u thënë gjërat kryesore para se të zbrisnin në fushë”, përfundoi Berlusconi.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago