Categories: Uncategorized

Chiellini: Icardi ndër kundërshtarët më të mëdhenj që jam përballur

Giorgio Chiellini e ka vlerësuar lartë yllin e Interit, Mauro Icardi në autobiografinë e tij dhe ka thënë vetëm imagjinoni që ai të luante së bashku me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Icardi e ka kaluar sezonin në huazim te Paris Saint-Germain dhe ka vazhduar formën e lartë në kryeqytetin francez, duke shënuar 20 herë në 31 ndeshje.

Të lidhura

None found

27-vjeçari u largua nga San Siro pasi gjeti rrjetën 124 herë në 219 ndeshje, duke përfshirë tetë herë në 12 takime ndaj Bianconerëve, dhe Chiellini ka folur fjalë të mëdha për të.

“Ndër kundërshtarët e mëdhenj me të cilët jam përballur, e respektoj shumë Icardin, i cili brenda zonës është gjithmonë në shënjestër. Unë do ta përcaktoja atë si mbresëlënës. Mauro shënonte shpesh kundër Juventusit, kjo më lëndoi”, ka thënë fillimisht Chiellini.

“Por jam i bindur që ai është një djalë i mirë. Diçka duhet të ketë ndodhur në Inter, e them si një vëlla më i madh”.

“Ndoshta ai e detyroi largimin, por nga këndvështrimi sportiv, pyes veten se si një kampion si ai nuk mbeti Nerazzurri për 15 vjet, duke shënuar 200 gola të tjerë”.

“Pastaj, si një lojtar i Juventusit, do të thosha që fatmirësisht nuk ndodhi. Por a mund ta imagjinoni Icardin së bashku me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez?”.

“Dhe nëse dy njerëz si Beppe Marotta dhe Antonio Conte do të vendosnin të vazhdojnë pa Icardi, ata do të kishin arsyet e tyre”.

“Ndoshta ishte vendimi i duhur, por Maurito është një numër nëntë që zhvendos ekuilibrin”, përfundoi kapiteni i Juventusit.

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

3 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

3 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

3 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

3 hours ago