Chelsea i Londrës “mbret” i merkatos në kohë pandemie. Klubi i kryeqytetit anglez duket se nuk po e vuan aspak krizën financiare për shkak të COVID-19. Pasi Timo Wernerit, i cili sipas të gjitha gjasave do t’u bashkohet bluve për shumën 53 milionë stërlina, drejtuesit e kësaj skuadra janë të vendosur për të blerë një tjetër “yll” të Bundesligës, Kai Havertz të Bayer Leverkusenit.
Kuptohet që për talentin e “Aspirinave” konkurrenca do të jetë tepër e fortë, pasi e kërkojnë edhe klubet e tjera të mëdha në Europë. Havertz ka qenë në ekipin e parë të Leverkusenit që kur ishte 17 vjeç dhe ka regjistruar shtatë ndeshje edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë. 20-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni, por u la jashtë skuadrës në humbjen 4-2 në shtëpi ndaj Bayernit të Mynihut në fundjavë.
None found
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, shpjegoi:
“Ne nuk dimë ende se çfarë do të ndodhë me Kai. Dimë vetëm që të gjitha klubet e shkëlqyera në Gjermani dhe Europë i janë vënë pas. Ai ka aftësinë të luajë kudo”.
Chelsea, në fakt, por kërkon të bëjë një minirevolucion këtë verë. Blutë janë të zhgënjyer nga portieri Kepa Arrizabalaga ndaj kërkojnë një emër tjetër që ofron siguri. Kandidaturë e fortë është Onana i Ajaxit të Amsterdamit, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Harkëtarët”.
“Gardiani” i Kamerunit vlerësohet 27 milionë euro. Me dy vite të mbetura në kontratë, ai është i gatshëm të qëndroje edhe një sezon tjetër tek Ajaxi, duke pasur parasysh paqartësinë e tregut të transferimeve pas Koronavirusit.
Iva Mihailova, e akuzuar për aksidentin rrugor pranë Koçanit në të cilin humbi jetën një person, njofton mundësinë e vazhdimit…
Nvidia është e tronditur nga zbulimet rreth aferës së dyshuar të CEO-së së saj Jensen Huang me një biznesmene kineze…
Talenti i Gjilanit Arjol Bllaca është shpallur lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës, nga Federata e…
Aksionet e Nvidia ranë të dielën vonë pas nisjes së një hetimi të pavarur të bordit ndaj CEO-s Jensen Huang…
Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri…
Teksa dita e sotme përkon me rikthimin e legjionarëve, të cilët fillimisht do të grumbullohen për t’u vënë në dispozicion…