Humbja e djeshme me Milanin, komplikoi situatën e Romës në renditje, pasi tashmë arritja e kualifikimit në zonën Champions duket e pamundur, për më tepër duke parë formën e mirë që po kalon Atalanta.
Me këtë situatë, kur për të dytin vit me radhë dështojnë të garojnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian, kryeqytetasit pritet të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, që do t’i detyronin të bënin disa shitje me peshë.
None found
I pari në listë për t’u larguar është turku Cengiz Under, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Fonseca dhe Roma po negocion me klube si Napoli e Everton, të cilat janë gati të paguajnë 30-35 milionë euro për kartonin e tij.
Përveç turkut, edhe emra si Pellegrini e Zaniolo do të jetë e vështirë të qëndrojnë në Trigoria, nëse skuadra nuk luan në Ligën e Kampionëve, aq më tepër që ofertat në drejtim të tyre nuk kanë munguar asnjëherë nga klube si Interi e Juventusi.
Shpresa e vetme që Roma të mund të mbajë yjet e vet në skuadër, është që Pallotta të pranojë shitjen e aksioneve te grupi amerikan Friedkin, që ka plane të investojë fuqishëm dhe të ringrejë klubin verdhekuq.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Administrata amerikane duket e përçarë lidhur me vijimin e konfliktit me Iranin. Zëvendëspresidenti JD Vance po ushtron presion për t'i…
Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…
Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në…