Eden Hazard duket se po vuan shumë me lëndimet e shpeshta që nga koha e transferimit te Real Madrid nga Chelsea për 100 milionë euro.
Ylli belg përformoi nën atë që pritej gjatë sezonit të kaluar, pasi mungoi pothuajse në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve.
None found
Hazard as këtë sezon nuk është paraqitur ende për Real Madridin, derisa për ndeshjen e sotme kundër Valladolid ishte i ftuar nga Zinedine Zidane.
Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë dhe drejt rikuperimit të tij të plotë, klubi madrilen përmes një deklarate zbulon se ai ka pësuar një tjetër lëndim muskulor në këmbën e djathtë.
Kësisoj, ai është tërhequr nga skuadra e sotme për ndeshjen ndaj Valladolid dhe do të vijojë me mungesën e tij së paku edhe katër javë.
Hazard humbi 15 ndeshjeve për shkak të lëndimeve në shtatë vite te Chelsea, ndërsa ka humbur 29 ndeshje në vetëm një sezon te Real Madrid.
Shkëlzen Bushi, një nga protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit, ka…
Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit.…
Shoferët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin "Safe City", do të ketë edhe gjoba…
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de Mexico për të festuar kualifikimin…
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Bugatti bashkëpunoi me Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin për të krijuar një Veyron Grand Sport të veçantë.Ajo që…
Pothuajse një dekadë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar me SUV-in e parë të Lamborghini-t.Urus origjinal debutoi me një motor…