Mbrojtësi i Manchester United, i huazuar në Estudiantes, Marcos Rojo, ka zbuluar se ai kishte qenë shumë afër të kapej me grushte me Zlatan Ibrahimovic gjatë një seance stërvitore.
Mirëpo trajneri i atëhershëm i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, kishte ndërhyrë dhe i kishte qetësuar lojtarët.
Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimovic luajtën së bashku për një sezon e gjysmë në “Old Trafford”.
Suedezi u largua nga Manchester United në janar të vitit 2018, ndërsa muajin e kaluar edhe Rojo e la “Old Trafford”-in dhe kaloi si huazim tek Estudiantes.
“Zlatan ka karakter të fortë, për këtë më kishte paralajmëruar edhe Ezequiel Lavezzi. E dija se ai dëshironte t’ia pasonim gjithmonë topin. Por, gjatë një ndeshje, e pashë se ai e kërkoi topin, por unë ia pasova Paul Pogbasë”, ka thënë Rojo.
“Ai filloi të më bërtasë, e ngriti dorën dhe më tha shumë gjëra anglisht dhe spanjisht. Unë i thashë: “Ça ke o hundë e madhe? Mbylle gojën!”. E dija se do të më vriste po të më zinte, kështu që e vetmja gjë që mund ta bëja ishte të ballafaqohesha me të.
Kur ne hymë në dhomat e zhveshjes, unë menjëherë i thashë atij ta mbyllë gojën dhe të mos bërtasë. Ne filluam ta ofendojmë njëri-tjetrin dhe bashkëlojtarët tanë po na shikonin. Në mes, Jose Mourinho po tentonte të na qetësonte të gjithëve”, kujton ish-lojtari i Manchester United.
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…