Categories: Uncategorized

“Çfarë di? Në shtëpi jemi dominantë”, trajneri i Young Boys i jep përgjigje Tiranës për barin artificial

Tirana luan nesër ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, teksa do të përballet me Young Boys në fazën play off të Europa League. Është vetëm një ndeshje ajo që e ndan kampionen e Shqipërisë nga grupet e këtij kompeticioni dhe për këtë arsye janë gati të japin gjithçka për të bërë realitet ëndrrën e tyre.

Në prag të këtij takimi trajneri i klubit zvicerian, Gerard Seoane, ka folur për mikrofonin e “Blick”, ku prek edhe çështjen e barit artificial. Te bardheblutë kishin dyshime për terrenin, ndërsa kreu i pankinës së Young Boys i jep përgjigje duke i treguar se edhe aty mund të fitohet. Më tej, i pyetur në lidhje me faktin e të qenurit të pamposhtur që prej një viti në shtëpi, Seoane thekson se nuk e mban mendjen te statistikat, megjithëse diçka e di me siguri: “Në shtëpi jemi dominantë”.

“Ne ndoshta e dimë saktësisht se çfarë është në lojë. Por fokusi ynë nuk është te kuptimi. Një atlet nuk mund të jetë i lirë kur ka gjëra të tjera në mendje. Detyra e stafit është të tregojë rrugën drejt fitores. Por e kuptoj shumë mirë që gazetarët tregojnë rëndësinë.

E shoh interesante se është e qartë se duhet të jetë një avantazh për të luajtur në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Dikush nuk mund të përgjithësojë sepse një vend është i tillë dhe një tjetër ashtu. Kjo duhet thënë.

Shqiptarët do të vijnë këtu për të performuar. Ky muaj nuk luan një rol të madh. Unë nuk mbaj statistika dhe nuk mendoj shumë për to. Çfarë di: në shtëpi ne jemi dominantë. Unë nuk mund të blej asgjë me të kaluarën”, ka thënë Gerard Seoane.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

11 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

32 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago