Pasi i skadoi kontrata në muajin qershor, Edinson Cavani preferoi të largohej menjëherë nga Paris Saint Germain dhe të mos luante ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa prej më tepër se një muaji po shijon pushimet me familjen e tij.
Menaxherët e sulmuesit të njohur uruguaian po vijojnë punën për t’i gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që mediat portugeze raportojnë se është sfumuar tërësisht mundësia e transferimit të tij te ekipi i Benficës.
Këta të fundit i kishin ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë rreth 8 milionë euro në sezon dhe marrëveshja ishte pranë konkretizimit, por menaxherët e Cavanit rritën pretendimet në momentet e fundit, duke kërkuar 10 milionë euro në sezon dhe gjithçka dështoi.
Megjithatë kjo nuk pritet të jetë një problem për Cavanin, i cili është një futbollist i lirë dhe për vetë vlerat që ka shfaqur në fushën e lojës, tërheq vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane.
Aktualisht në garë për sulmuesin ka mbetur Atletico e Madridit, por mund të kthehet fuqishëm edhe Interi, nëse drejtuesit do të vendosin të konfirmojnë Antonio Conten në pankinë edhe për sezonin e ardhshëm.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…