Categories: Uncategorized

Cassano kthehet të flas për jetën e tij si futbollist, zbulon detaje me Capellon si trajner

Antonio Cassano ndër vite është konsideruar si talenti më i madh italian, por asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë e tij.

Ai në këtë kohë kur të gjithë janë të bllokuar në shtëpitë e tyre ka vendosur të bashkëbisedojë me fansat e tij, nëpërmjet një interviste të dhënë në Instagramin e tij.

Të lidhura

None found

Nuk kanë munguar pyetjet e shumta për ish-futbollistin, por as përgjigjet e tij interesante, kur ka folur për disa prej personaliteteve të mëdha në futboll.

Ai fillimisht është ndalur të flas për marrëdhëniet me trajneri Fabio Capello.

“Me Don Fabion bëra një nga përgatitjeve verore më të mira të karrierës dhe arrita peshën 82 kg. E nisa shumë mirë sezonin te Reali, duke luajtur titullar në dy takimet e para, por në të tretën ai më la në bankë që të ç’lodhesha”.

“Megjithatë unë u acarova dhe prisha gjithçka. Ndonëse shumë kohë me vonesë, i kërkoj falje Capellos për sjelljen time”, ka thënë fillimisht ai.

Pastaj Cassano u ndal të flas për dy bashkëbashkëlojtarët e tij te Real Madridi si Ronaldo e David Beckham.

“Beckham? Ishte një futbollist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Të gjithë e njihnin natyrën e tij prej “Rock Star”-i, por unë isha më i bukur (qesh)”.

“Ronaldo? Një jashtëtokësor. Mjafton të kujtoni që te Reali ishte Van Nistelroy, një sulmues shumë i madh, por që rrinte në stol prej ‘Fenomenit’”, deklaroi ai.

Cassani sa ishte te Roma për një vit luaji së bashku me Pep Guardiolan, ku kishin miqësi shumë të mirë.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, pasi kemi qenë një vit bashkë te Roma. Para disa kohësh isha në Monaco dhe po darkoja në katin e tretë të një hoteli, kur dëgjova të më thërrisnin emrin disa herë. Ishte Pep, që më përshëndeti dhe donte t’u tregoja të tjerëve rrëmujën që bënim te Roma, pasi dilnim shpesh”.

“Është një njeri dhe trajner i madh. Aftësia e tij më e madhe është që t’i bëjë futbollistët e mëdhenj, të ndjekin idetë e tij”, nënvizoi italiani.

Në fundi ai u ndal të flas për idhullin e tij, që është trajneri argjentinas Marcelo Bielsa. Ai thotë se nësë bëhet drejtor sportiv, do ta emërojë menjëherë trajner.

“Idhulli? Marselo Bielsa! Nëse një ditë do të bëhem Drejtor Sportiv, do të bëj gjithçka që ta sjell atë në skuadrën time”.

“Ai është një revolucionar në futboll, një njeri i disiplinuar dhe me personalitet. Do të më pëlqente të punoja me të”, tha në fund Cassano, duke shtuar se i dhem zemra kur e sheh Italinë në këtë pozitë që është shkaku i coronavitusit.

të fundit

VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi

Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…

6 hours ago

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozërive, ndërhyn policia

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi…

6 hours ago

Sulmet izraelite në jug të Libanit, të paktën pesë të vrarë, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes…

7 hours ago

Humbi gjymtyrët në luftë/ “Kush është mëkati im?”, rrëfimi prekës i 13-vjeçarit nga Palestina

13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…

8 hours ago

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…

8 hours ago

Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve, avokatët kundër: Duhen gjyqtarë

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar…

8 hours ago