Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka dhënë disa këshilla për merkaton e Interit.
Në një bisedë live në emisionit “Tiki Taka”, Cassano ka këshilluar drejtuesit zikaltër që të shesin Lautaron këtë sezon, për të përmirësuar ndjeshëm financat, ndërsa me paratë që pritet të vijnë nga shitja e Icardit, të investojnë te sulmuesi francez i Arsenalit, Aleksander Lacazette.
“Lautaro është një sulmues shumë i fortë, por kur mendon se Interi pagoi 20 milionë euro për të dhe tani mund ta shesë për më tepër se 100, them se duhet pranuar shitja. Për të kompletuar sulmin mund të merret Cavani me parametra zero nga PSG, pasi është një sulmues që di të dalë edhe jashtë zone dhe jam i bindur që do të përshtatet mjaft mirë me Lukakun. Gjithashtu, me paratë e arkëtuara nga shitja e Icardit, mund të investohet te një sulmues si Aleksander Lacazette, futbollist shumë i fortë”, deklaroi Cassano.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…
Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…