Legjenda e komnbëtares së Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas pritet të jetë rivali kryesor i predidentit aktual të federatës Rubiales.
Iker Casillas, i cili është ende duke e vazhduar karrierën e tij si futbollist profesionist, do të duhej të pensionohej nga kjo karrierë e suksesshme e tij nëse dëshiron të bëhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Spanjës.
None found
Sipas gazetës spanjolle El Larguero, Casillas veçse ua ka bërë të ditur autoriteteve përgjegjëse, si Këshilli Kombëtar i Sportit, vendimin e tij për të kandiduar për postin e presidentit të Federatës
38-vjeçari është takuar edhe me shumë ish-kolegë të tij të ekipit kombëtar për t’u kërkuar ndihmë në fushatën zgjedhore. Ai është parë edhe me dy legjendat e Barcelonës, Andres Iniestan dhe Carles Puyolin.
Portieri legjendar Casillas kishte qenë kapiten i Kombëtares së Spanjës në dy Kampionate Evropiane në vitin 2008 dhe 2012, si dhe në Kupën e Botës 2020.
E përditshmja spanjolle Marca e bëri një sondazh me pyetjen “A do të ishte Casillas president i mirë i Federatës spanjolle?”. 93 për qind të personave që votuan besojnë se ai do të ishte i duhuri për postin në fjalë.
Madje, në një sondazh tjetër ku tifozët u pyetën se a do të votonin për Casillasin apo për Rubialesin, 94 për qind e zgjodhën Casillasin.
I vetmi problem mund të jetë e kaluara e Casillasit me Real Madridin, pasi që klubet rivale mund të insistojnë se ai s’do të mundë ta kryejë punë në mënyrë neutrale, pa u ndikuar nga Los Blancos.
Casillas nuk e ka përkrahjen vetëm të tifozëve. Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve të Spanjës, David Aganzo, ka thënë se Casillasi do të ishte president i mrekullueshëm për Federatën.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…