Categories: Uncategorized

Capello zbulon pengun më të madh të karrierës

Fabio Capello është një nga emrat më të mëdhenj të trajningut Italian, pasi në karrierën e tij ka arritur të drejtojë skuadrat më në zë të botës si Juventus, Milan, Roma, Real Madrid në dy periudha të ndryshme dhe kombëtaret angleze e ruse, duke fituar tituj të shumtë.

Në një intervistë të dhënë gjatë ditëve të izolimit prej pandemisë Covid-19, tekniku tashmë 74-vjeçar ka zbuluar pengun më të madh të karrierës së tij, që quhet Antonio Cassano, njëri prej italianëve më të talentuar, por që nuk ia doli të tregojë më të mirën në fushën e lojës.

“Pengu më i madh në karrierën time, quhet Antonio Cassano. Më vjen shumë keq që nuk e bëra kampionin që kishte mundësi të bëhej. Jam impenjuar maksimalisht, por nuk ia dola. Fola para pak ditësh në telefon dhe duke parë që e shoqja e ka future në shina, i thashë me të qeshur se duhej të ishte martuar që në moshën 21-vjeçare”, u shpreh Capello.

Tekniku Italian ishte i pari që kërkoi afrimin e Zlatan Ibrahimovic nga Ajaxi dhe punoi me të për disa kohë te Juventusi, ndërsa në intervistë ka zbuluar disa detaje interesante nga ditët e para me gjigantin suedez.

“Kur erdhi nga Ajaxi, Ibra donte vetëm të argëtohej në fushë dhe shënimi i golit ishte thjesht opsional. Bënte vazhdimisht numra interesantë dhe kënaqej me to, pa e vrarë mendjen nëse topi përfundonte në rrjetë apo jo. Mu desh të bëja të kuptonte rëndësinë e të qenit racional dhe pasi përmirësoi edhe këtë aspekt, u bë kampioni që të gjithë njohim, duke luajtur në nivele të larta edhe sot në moshën 38-vjeçare”, u shpreh Don Fabio.

të fundit

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

22 minutes ago

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës…

31 minutes ago

Chelsea paralajmërohet në SHBA, ndeshja e radhës do të luhet nën temperatura ekstreme

Chelsea është paralajmëruar për temperatura ekstreme, teksa termometri në Filadelfia pritet të ngjitet ndjeshëm përpara ndeshjes së fundit në fazën…

33 minutes ago

Publikohen pamje nga Dhoma e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ja si Trump ndoqi live sulmet e SHBA ndaj Iranit

Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të…

43 minutes ago

Sulmi i SHBA në Iran/ Reagon Trump: Sukses spektakolar ushtarak, tani duhet…

Pasi njoftoi sulmet “shumë të suksesshme” të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan, Presidenti i Shteteve…

1 hour ago

CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërmarrë një sulm të koordinuar ajror dhe detar ndaj impianteve bërthamore iraniane. Sipas një…

1 hour ago