“Unë jam për rifillimin e aktivitetit futbollistik, për shumë arsye. Ndërkohë, janë 100 mijë të punësuar, që paguhen në këtë sport. Kjo është e rëndësishme për të gjithë njerëzit që punojnë. Pastaj, edhe psikologjikisht, rifillimi i Serie A do të jepte një gëzim për të gjithë ata, që do të kishin mundësinë të shihnin ndeshjet”. Këto janë fjalët e Fabio Capello për “Un Giorno da Pecora”, në “Radio Rai”.
Trajneri i njohur italian vijon më tej me tezën e tij: “Do të ishte shumë e rëndësishme, edhe nëse ka shumë probleme. Ideja ime është kjo: duhet të mendoni të bëni si në një Kupë Bote, të qëndroni 40 ditë të izoluar (grumbulluar) për ta përfunduar sezonin. Unë jam gjithashtu në favor të 4-5 zëvendësimeve. Duke luajtur çdo 3 ditë, më shumë zëvendësime mundësojnë rigjenerimin e lojtarëve. Shumë keq, që ky propozim tashmë është refuzuar”.
Capello, gjithashtu, tregoi sip o e kalon karantinën e tij: “Në këto dy muaj kam parë TV, kam lexuar libra dhe kam pastruar shtëpinë, duke ndihmuar gruan time. Kam parë ndeshjet e 2006-tës, të Italisë, që fitoi Kupën e Botës. A u ndjeva përsëri si në stërvisje? Absolutisht jo”.
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…