Interi ka qenë një nga skuadrat më aktive gjatë afatit kalimtar të dimrit duke ofruar tre lojtarë, Eriksen, Moses dhe Young.
Për markaton e “zikaltërve” ka folur edhe trajneri i njohur italian, Fabio Capello.
Trajneri është ndalur më së shumti në transferimin e ditës së fundit, Christian Eriksen i cili menjëherë ka zënë vendin e titullarit duke lënë në stol Sensin.
“Unë tashmë e kam thënë dhe vazhdoj të besoj se Eriksen dhe Sensi janë në të njëjtin nivel” ka thënë Capello.
“Sensi është më i ri, por vizioni i tij për lojën është aq i mirë sa i danezit. Në fakt, ai mund të jetë edhe më dinamik se shoku i ri i skuadrës” ka shtuar trajneri italian.
Sensi, 24 vjeçar, nënshkroi me Inter si i huazuar për 5 milionë euro, me mundësi blerje për 20 milionë të tjera. /albeu.com/
Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të…
Në mesazhin drejtuar qytetarëve në një postim në rrjetet sociale, Ermal Dredha, ka reaguar pasi u largua nga posti si…
Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur…
Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte…
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të…
Këtë të enjte, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë listën e emrave…