Pas 4 sezonesh Antonio Candreva do të mbyllë aventurën e tij me Interin. Mesfushori anësor i cili te zikaltrit ka luajtur edhe si sulmues krahu nuk bën më pjesë në planet e Antonio Contes edhe pse në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar ishte titullar.
Ndoshta mes futbollistit 33-vjeçar dhe trajnerit diçka ka ndodhur pasi Candreva papritur nuk u aktivizua asnjë minutë në asnjë nga 4 ndeshjet që Interi luajti në Europa League në muajin gusht ndërsa në miqësoren ndaj Luganos e para për këtë sezon të ri futbollistik nuk ishte as në stol.
Candreva është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin te Genoa aty ku i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nëse largohet Candreva, pasi transferimi i Godin te Cagliari për momenti ka ngecur, do t’i hapej rruga transferimit të Arturo Vidal te zikaltrit.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…