Categories: Uncategorized

Caktohet takimi mes babait të Messit dhe Bartomeut, ky është plani

Babai i Leo Messi, Jorge Messi, i cili ndodhet aktualisht në Rosario, Argjentinë, planifikon të kthehet në Barcelonë javën që po nis.

Te Barça e kanë të qartë se presidenti Bartomeu dhe Jorge Messi janë në kontakte të vazhdueshme, pavarësisht tensionit që është krijuar midis kapitenit dhe klubit, pasi Leo kërkoi të largohej falas nëpërmjet një “burofax”-I, të martën e kaluar.

Të lidhura

None found

Në lëvizje e tillë radikale nuk pritej në klub dhe, për më tepër, pa njoftim paraprak nga Messi dhe avokatët e tij.

Sidoqoftë, nga Barça kontaktet me babanë e lojtarit dhe madje edhe me vetë futbollistin nuk janë mbyllur.

Presidenti Bartomeu është i gatshëm të takohet me Jorge Messin, në parim, të mërkurën.

Sigurisht, secila palë do të shkojë me një plan shumë të qartë dhe të përcaktuar, por vështirë se do të ketë një marrëveshje. Sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta dhe nuk duket se ato do të ndryshojnë shumë përpara samitit të radhës.

Qëllimi i babait të Messit është që, në mënyrë të qytetëruar dhe miqësore, të gjejë rrugën për ta larguar djalin e tij me marrëveshje, pavarësisht faktit që Leo ka zgjedhur të shtrëngojë litarin, duke mos shkuar në testet PCR dhe përgatitijet parasezonale.

Jorge Messi shpreson të gjejë mirëkuptim tek presidenti Bartomeu, duke i shpjeguar se djali i tij preferon të largohet, pasi është lodhur nga dështimet në Ligën e Kampionëve, me kulmin që arriti në Lisbonë, me humbjen poshtëruese 2-8 ndaj Bayernit.

Messi dëshiron të bëhet pjesë e një projekti të ri për të fituar në Evropë dhe jo të qëndrojë te Barça, ku Koeman do të ketë dorë të hekurt.

të fundit

Banorët e Lutogllavës dhe fshatrave përreth protestojnë për zjarrin në deponi

Banorët e fshatit Lutogllavë, së bashku me banorët e disa fshatrave përreth, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për…

7 minutes ago

Tërmet 5 ballë godet Battalgazin në Malatya të Turqisë lindore

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në rrethin Battalgazi, pjesë e…

16 minutes ago

Zyrtarë gjermanë dhe të BE-së kërkojnë shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për Kosovën

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e…

18 minutes ago

Franca-Anglia sonte për bronzin e Botërorit, Mbappe synon Këpucën e Artë

Kupa e Botës 2026 po i afrohet ngadalë fundit të saj të lavdishëm dhe sonte (e shtunë) kemi një ndeshje…

22 minutes ago

Sulme iraniane ndaj objektivave amerikane në Gjirin Persik, pezullohet përkohësisht trafiku në aeroportin e Kuvajtit

Pas shtatë netësh rresht operacionesh ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane, Irani ka lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave të SHBA-së…

34 minutes ago

Brezovica-Prevalla Road to Close for Two Days for “Brezovica 2026” Hill Climb Race

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht sot dhe neserër, për…

42 minutes ago