Willy Caballero ka zbuluar se ka marrë kërcënime me jetë për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Kupës së Botës që ishte mbajtur në Rusi kundër Kroacisë.
Portieri i Chelseat vetëm disa minuta në mbyllje të pjesës së parë, kishte bërë gabim duke spastruar topin nga zona e tij, e që ajo gjë i lejoi Ante Rebicit që të fuste topin në rrjetë.
Kroacia do të kalonte në finale të Kupës së Botës, duke marrë një fitore 3-0 dhe Caballero kishte nervozuar tej mase tifozët argjentinas.
“Me gabimin ndaj Kroacisë, unë dëshiroja që topi të kalonte në këmbët e Toto Salviso, por çuditërisht unë rash në tokë”, ka thënë ai në një intervistë për TNT Sports.
“Topi më pas kaloi në këmbët e Rebic. Të gjithë menduan se unë dëshiroja që të ndodhte ashtu, mirëpo nuk ishte ashtu, asnjëherë nuk e kam goditur topin ashtu”.
“Dëshiroja ta hidhja topin te dy sulmuesit tonë që ishin përpara. Nga ajo ditë, të gjithë kishin numrin tim dhe ishin situata të pakëndshme, pasi mora edhe kërcënime me jetë”, ka shtuar më tej Caballero.
Caballero ishte lënë më pas në bankën rezervë nga Jorge Sampaoli, duke u zëvendësuar nga Franco Armani.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…