Categories: Uncategorized

Bylis ka “harruar” si fitohet, e ndal dhe Luftëtari (VIDEO)

Ndonëse kishte përballë Luftëtarin që është me një këmbë në Kategorinë e parë, Bylisi nuk ia doli të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në kampionat, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën gjirokastrite.

Trajneri Dovedan kishte lënë në stol portierin Isli Hidi, pas gabimeve në javët e fundit dhe i kishte besuar nga minuta e parë Mirakës, ndërsa mallakastriotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Guindo, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Të lidhura

None found

Megjithatë gjirokastritët rikthyen baraspeshën shumë shpejt, me anë të Gresild Likës, që mposhti Mirakën dy minuta para sinjalizimit për fundin e pjesës së parë dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Pjesën e dytë Bylisi provoi të gjitha kartat për të gjetur golin e fitores, por më pranë marrjes së tre pikëve ishte Luftëtari, që krijoi një mori rastesh me anë të kundërsulmeve, ndonëse mungesa e eksperiencës bëri që të gabonin në finalizim.

Pati vend edhe për tension në minutat shtesë, pasi vendasit pretenduan për një 11-metërsh, pasi sulmuesi i Luftëtarit arriti të kalojë topin ndaj portierit Miraka dhe më pas u ndal me një ndërhyrje të gabuar nga ky i fundit, por nuk pati të njëjtin mendim arbitri kryesor.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

19 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

33 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

36 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

1 hour ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago