Milani e nisi kampionatin në mënyrë perfekte me tre fitore në po kaq ndeshje dhe tani ndodhet në krye të renditjes bashkë me Atalantën, me nga 9 pikë secila, por java e katërt i vë kuqezinjtë në një test të vërtetë, derbin e Madonninës përballë Interit.
Sfida është parashikuar menjëherë pas ndërprerjes në favor të përfaqësueseve, më 17 tetor, ndërsa trajneri i Milani Stefano Pioli “fërkon duart” pasi ndaj zikaltërve do të ketë në dispozicion edhe tre futbollistë mjaft të rëndësishëm të formacionit.
None found
I pari është kapiteni Alessio Romagnoli, i cili i mungon skuadrës që prej fundit të sezonit të kaluar dhe tani ka lënë pas dëmtimin e po vijon rikuperimin me hapa të shpejtë, me synimin për të qenë gati të luajë nga minuta e parë në derbi.
Mbrojtja është “thembra e Akilit” për skuadrën e Piolit, pasi momentalisht në dispozicion janë vetëm Simon Kjaer dhe i riu Gabbia, ndaj rikthimi i Romagnolit do të rriste sigurinë në prapavijën e kuqezinjve.
Dy rikthimet e tjera priten në sulm dhe bëhet fjalë për titullarët Zlatan Ibrahimovic e Ante Rebic. Gjiganti suedez është ende në shtëpi i izoluar për shkak të koronavirusit dhe ndonëse pa simptoma, nuk mund të stërvitet nën urdhrat e Piolit derisa të shërohet plotësisht.
Trajneri shpreson që Ibra të nisë stërvitjen me grupin në fillim të javës së ardhshme, për të qenë në formën më të mirë për derbin e fundjavës, ndërsa dëmtimi në bërryl i sulmuesit kroat po ecën shumë mirë, megjithatë vetëm në fillim të javës së ardhshme do të konfirmohet nëse do të luajë nga minuta e parë apo do ta nisë nga pankina.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…