Categories: Uncategorized

Burime nga Spanja dërgojnë Messin te Manchester City

Lajmi pati efektin e një bombe të vërtetë. Fillimisht në Spanjë e më pa në të gjithë botën, duke ngjallur reagime të forta.

Sipas informacioneve nga Spanja, Lionel Messi ka informuar Barcelona se dëshiron të largohet nga klubi përmes një letre. Informacioni që ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme shumë diskutime, por që nuk është aspak befasuese pasi disa media spanjolle dhe ndërkombëtare e kanë thënë prej disa kohësh se dëshiron të ndyshojë skuadër.

Arsyet që e shtyjnë Messin të largohet pas kaq shumë vitesh janë të shumta: ai nuk do t’i besonte menaxhimit të Josep Maria Bartomeu, të cilin e konsideron jo kompetent. Ai nuk beson në projektin sportiv të klubit dhe gjithashtu është i pakënaqur me trajtimin ndaj shokëve të skuadrës, përfshirë Luis Suarez, i cili u informua për largim përmes një telefonate të thjeshtë nga Ronald Koeman. Takimi i Messit me trajnerin holandez gjithashtu nuk shkoi mirë.

Dhe sipas gazetarit të njohur, Marcelo Bechler, argjentinasi dëshiron të transferohet te Manchester City.

Është e vështirë të imagjinohet që Manchester Cityt, aq i fuqishëm financiarisht, të jetë në gjendje të paguajë klauzolën e Messit prej 700 milionë euro. Por një gjë është e sigurt, Lionel Messi dëshiron të bashkohet me Pep Guardiola-n. Mbetet për t’u parë…

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago