Categories: Uncategorized

Bundesliga nis e para, datat e 5 Ligave kryesore për kthimin në fushë

Do të rifillojmë së shpejti. Ky është premtimi që u bë në momentin kur kampionatet europiane u ndërprenë si pasojë e koronavirusit, por për momentin, askush nuk mund të thotë me saktësi se kur një gjë e tillë do të ndodhë.

Gjithçka është në dorën e shteteve dhe situatës që po kalojnë me koronavirusin, duke krijuar pasiguri të madhe në futbollin kontinental. Por ligat kryesore kanë bërë planet e tyre dhe ka që tani një ide të përafërt se kur mund të shohim skuadra në fushë. Në vijim, përmbledhja e situatës për 5 ligat kryesore në Europë.

Seria A – Në Itali nuk ka ende një datë zyrtare, si kudo. Liga dhe FIGC po punojnë me tre variante të ndryshme për të filluar. Në teori mund të nisë më 23-24 maj, por variant më i largët që kanë diskutuar është ai i 6-7 qershorit. Ministri i Sportit sot i dërgoi një shkresë Ligës, duke konfirmuar se po mendohet lejimi i kthimit në stërvitje në fillimin e muajit maj.

Premier Liga – Në Angli emergjenca ka filluar disa javë më vonë se sa Italia, ndaj edhe kampionati pritet që të nisë më vonë se ai italian, gjithmonë nëse rifillon. Premier Liga kishte dhënë datën 3 maj si rifllim, por tashmë kjo duket e pamundur pasi Anglia sapo është pushtuar masivisht nga rastet e të infektuarve në javën e fundit. Mediat angleze shpresojnë që skuadrat të kthehen në stërvitje në mesin e muajit maj dhe në mesin e qershorit të fillojnë ndeshjet e mbetura.

La Liga – Spanja është po ashtu një nga shtetet më të goditura dhe me më shumë viktima. Presidenti i La Liga, Havier Tebas, ka treguar se në bashkëpunim me UEFA-n janë caktuar tre variante për fillimin: 28 maj, 6 qershor apo 28 qershor. Stërvitjet mund të fillojnë në maj, ndërsa do të merren masa të rrepta shëndetësore si kryerja e detyrueshme e tamponeve para se të nisë grumbullimi. Mendohet se skuadrat do të kenë dy javë kohë për të kthyer në formë lojtarët.

Bundesliga – Gjermania është vendi që i është përgjigjur më mirë krizës së koronavirusit deri tani dhe nuk është aspak çudi që klubet e kampionatit kanë filluar stërvitjen që këtë javë. Nuk ka ende një datë fikse për fillimin e aktiviteteve, por në Federatën Gjermane nuk përjashtojnë mundësinë që të nisë gjithçka që në javët e para të majit.

Liga 1 – Në Francë mbretëron kaosi sa i përket rifillimit apo jo të aktivitetit, pasi shumë klube nuk duan të kthehen në fushë pa pasur sigurinë maksimale për lojtarët e tyre. Problem më vete është kthyer edhe situata e pagesave, pasi rrjetet televizive si Canal+ e BeIN i kanë ndërprerë ato. Ndaj për momentin, askush nuk di të thotë kur dhe nëse do të rifillojë kampionati.

të fundit

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…

5 minutes ago

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…

12 minutes ago

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…

52 minutes ago

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…

1 hour ago

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO)

Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…

2 hours ago

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…

2 hours ago