Në një lidhje direkte me faqen “Randstad Italia” në Instagram, portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, foli për rinovimin edhe për një sezon me skuadrën e bardhezi.
Buffon u shpreh se ka ende pasion dhe zjarr brenda tij për të luajtur.
None found
“Ende kam zjarr brenda meje. Vazhdoj të luaj sepse ndihem mirë dhe jam kompetitiv, gjithmonë dua të përmirësohem në lojën time.
“Në momentin që u ktheva në numrin një, pasioni mu kthye në punë, dhe i kam vendosur obligim vetes të mos paraqitem dobët, por gjithmonë të qëndroj në majë. Për 15 vite jam argëtuar, ndërsa tani si veteran, kam zbuluar ‘rininë time’. Ky është sekreti im që vazhdoj ende.
“Në 12 vitet e fundit të karrierës sime, kam shijuar çdo fitore të vogël dhe jam dëshpëruar për çdo humbje. Kur je mësuar të fitosh të duket normale. Në këtë sens, fitoret kanë më pak impakt se humbjet. Duhet të gjej paqen brenda vetes, sepse rrezikoj të mos e lë kurrë futbollin”, – e mbyll Buffon me shaka.
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…
Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…