Conor McGregorit i kanë mjaftuar vetëm 40 sekonda që të fitonte ndaj Donald Cerrones në duelin e zhvilluar në kuadër të ‘UFC 246’ në Las Vegas.
Irlandezi u rikthye me klas në tetëkëndësh me një triumf fantastik, prandaj nuk ka dyshim se festa ishte e madhe me një ndejë të organizuar në Encore Beach Club të ‘qytetit të mëkatit’ (ku kishte festuar edhe pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov)
Që pas humbjes nga ylli nga Dagestani, 31-vjeçari nuk u ndesh për 15 muaj, ndërsa të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë) u kthye me klas duke e nënshtruar rivalin amerikan.
Ai e nisi furishëm meçin dhe ia doli të arrinte te fitorja shumë shpejt, dhe natyrisht që festa ka qenë shumë e madhe më pas.
Është e kuptueshme që uiski i tij, Proper 12, ishte pija kryesore e ndejës, ku ishin të pranishëm miq dhe pjesëtarë të familjes së tij.
Belind Këlliçi thotë se kjo që ka ndodhur me procesin zgjedhor në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndërsa…
Pas paraqitjes së tij tek Prokurorët e SPAK, në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, në një deklaratë për mediat, kreu…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së…
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka folur në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në…
Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.…
Këtë të hënë, në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse…