Categories: Uncategorized

Bremen në kolaps financiar, Rashica nxirret në shitje

Werder Bremen është duke kaluar nëpër një krizë financiare dhe me ndalimin e futbollit ajo është bërë edhe më e madhe.

Klubi i famshëm gjerman rrezikon edhe rënien në Bundesliga 2, pasi ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 18 pikë pas 24 ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Kriza që ka kapluar klubin mund të bëhet edhe më e madhe në rast të rënies në një kategori më poshtë, pasi të ardhurat do të ishin shumë më të vogla.

Sikur mos të mjaftonte kriza financiare, në fund të sezonit Werder duhet t’i blejë përfundimisht lojtarët e huazuar si Omer Toprak për 6,4 milion dhe Leonardo Bittencurt për shtatë të tjera që janë të huazuar me detyrim blerje.

Ndërkohë i huazuar në Bremen mbetet edhe sulmuesi Davie Selke, por për këtë Werderi duhet ta blejë përfundimisht në vitin 2021.

Të gjitha shpresat e klubit janë tani tek ylli kosovar Milot Rashica, pasi vetëm shitja e tij do t’i shpëtonte prej një krize të madhe.

Drejtori sportiv Frank Baumann ka thënë se po lutën që të vijë një skuadër ta paguajë klauzolën e Rashicës prej 38 milionë euro, edhe pse një gjë e tillë duket tejet e vështirë duke parë që tregu do të ndryshoj pas pandemisë Covid-19 dhe gjithë skuadrat janë në krizë.

“Tregu do të ndryshoj pas Covid-19 dhe kjo do të ndikojë edhe në shitjet e Werderit. Jemi në dyshim nëse një klub i huaj do ta aktivizojë klauzolën e Rashicës”, ka deklaruar Baumann.

Bild raporton se për Milotin ka shumë interesime nga skuadra jashtë kufijve të Gjermanisë, por që ende asnjëra nuk i është afruar shumës prej 38 milionë euro.

Aston Villa ka provuar me ofertën e parë prej 20 milionë, ofertë që është hedhur poshtë nga Werder që ka kërkuar nga klubi anglez të rritë edhe më shumë shumën e ofruar.

Rashica ka klauzolë largimi prej 38 milionë euro nga Bremen, por kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat jashtë Gjermanisë.

Ndërkohë të interesuara për lojtarin nga Kosova mbesin edhe Borussia Dortmund e RB Leipzig në Bundesliga.

të fundit

Francë, shkollat nisin rihapjen pas protestave masive studentore/ 32 të arrestuar dhe 14 të plagosur në Paris

Shkollat në Francë që u mbyllën për shkak të protestave të studentëve do të nisin të rihapen gradualisht nga sot,…

2 minutes ago

Bayerni synon Nick Pope për pasuesin e Neuerit, transferimi mund të jetë pa kosto

Bayern Munich po mendon për një portier me përvojë për të marrë rolin e Manuel Neuerit, me Nick Pope që…

8 minutes ago

Lamtumira e Messit nga Argjentina, gjyqtari i dhuron kartonët si kujtim

Mëngjesin e sotëm (e mërkurë), kombëtarja e Argjentinës mundi Beninin 3-0 në stadiumin Monumental, dhe ndeshja e lamtumirës së Lionel…

8 minutes ago

LSDM: Huaja e re e qeverisë e çon borxhin publik mbi 63% të BPV-së

Nga LSDM sot akuzojnë qeverinë dhe Hristijan Mickoskin se po shtyn vendin në borxhe të reja. Nga atje thonë se…

10 minutes ago

Kristjan Asllani ka vlerësimin e rrallë 10! Shihni si janë paraqitur statistikisht lojtarët e Shqipërisë ndaj San Marinos (NOTAT)

Kombëtarja shqiptare e futbollit, fitoi me shifrat 2-1 ndaj San Marinos me shumë vështirësi. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Kristjan…

14 minutes ago

Kiev nën sulm me raketa balistike, humbin jetën të paktën dy persona

Të paktën dy persona janë vrarë në një sulm me raketa balistike në orët e para të mëngjesit në Kiev,…

21 minutes ago