Categories: Uncategorized

Bota e futbollit në zi, sëmundja e rëndë i merr jetën kampionit të botës (FOTO LAJM)

Shuhet një kampion bote. Jack Charlton, ish-lojtari i Leeds dhe Anglisë, i cili luante si mbrojtës, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Një vit më parë ai zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë, ndërkohë që po luftonte edhe me sëmundjen e dementias, që prek shpesh sportistët për shkak të goditjeve në kokë.

Si lojtar veshi vetëm fanellën e Leeds dhe vendosi një shifër rekord ndeshjesh, 773, deri kur u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973. Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote.

Charlton punoi më pas edhe si trajner, duke pasur sukses me klube si Sheffield Wednesday, Middlesbrough dhe Neëcastle. Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës, që e çoi për herë të parë në finalet e EURO 1988.

Familja e tij ka lëshuar edhe një komunikatë për humbjen e Jack. “Ai vdiq paqësisht në shtëpi, me familjen në krah. Si një mik i mirë, ai ishte një bashkëshort i adhurueshëm, një baba, gjysh dhe stërgjysh po aq i adhurueshëm. Nuk mund ta shprehim dot me fjalë se sa krenarë jemi për jetën e tij të jashtëzakonshme dhe për kënaqësitë u dhuroi shumë njerëzve nga vende të ndryshme.

Ai ishte një njeri i sinqertë, i sjellshëm, i qeshur dhe që kishte kohë gjithmonë për njerëzit. Humbja e tij do të lërë një vrimë të madhe në jetën tonë, por ne i jemi mirënjohës për një jetë plot me kujtime të lumtura”. Mesazhet për Jack kanë qenë të shumtë, mes të tjerash edhe nga liga, që shkruan se “Jack do të jetë përgjithmonë i paharrueshëm”.

të fundit

Fluks trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, aksident zinxhir me gjashtë automjete

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Sipas…

34 minutes ago

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me emigrantë, raportohet për 116 viktima/ Vetëm një i mbijetuar, u nisën nga Libia

Një anije tjetër me emigrantë dyshohet se është mbytur në ujërat e Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë. Informacionet paraprake…

53 minutes ago

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe…

53 minutes ago

Skandal/ Dy drejtues të One Albania të arrestuar me dyshime për shpërndarje droge

Një skandal i rëndë ka tronditur opinionin publik, pas zbulimit të një aktiviteti kriminal ku dyshohet se drejtues të kompanisë…

58 minutes ago

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke…

1 hour ago

Banorët votojnë, ja se kush u zgjodh lideri i parë i shtëpisë në “BBVA5”

Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u…

1 hour ago