Borja Valero po luan sezonin e tij të tretë dhe të fundit me Interin, ndërsa që prej 30 qershorit do të jetë një lojtar i lirë, pasi klubi zikaltër nuk i ka ofruar një kontratë të re, i ndikuar edhe nga 35 vitet që ai ka mbi supe.
Megjithatë në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, mesfushori deklaroi se dëshiron të luajë të paktën një apo dy sezone dhe se do të presë vendimin e Interit deri në fund dhe vetëm më pas do të negociojë me klube të tjera.
“Jam 35 vjeç por ndihem në formë dhe dua të luaj të paktën edhe një apo dy vite të tjera. Sa herë që kam zbritur në fushë, jam ndjerë mirë dhe kam shfaqur nivel të lartë. Mund të kisha nisur negociatat që në janar me klube të tjera, por situate e krijuar edhe me Covid-19 më bëri të pres. Tani do të jem pjesë e Interit deri në mbyllje të sezonit dhe më pas do të pres vendimin e klubit,. Nëse nuk do të marr një kontratë tjetër, do të shoh për mundësi të tjera”, deklaroi mesfushori spanjoll.
Borja Valero nuk ka qenë pjesë e planeve të Contes dhe tekniku italian e mbajti për shumë javë në pankinë, por më pas u detyrua ta aktivizojë disa herë titullar, për shkak të dëmtimeve të shumta në mesfushë dhe spanjolli shpërbleu besimin.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…