Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojkotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë.
Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore.
Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë.
Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.
Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin.
Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime:
1. Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm.
2. Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot).
3. Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…