Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka dalë në një reagim për mediat për të folur lidhur me 4 kërkesat e Ligës Profesioniste që të zgjidhet çështja e bojkotit të futbollit në Shqipëri, por duke ftuar ligën të ulet në tryezë për të biseduar dhe për të diskutuar dhe jo për të vënë kushte e për t’i bërë shantazh qeverisë në distancë.
“Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye. E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë.Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme. Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm”.
None found
“Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë. Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë”.
“Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas pretendimeve të Enea Gjodedjes për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e…
Përzgjedhësi Franco Foda i ftoi plot 33 futbollistë të ndryshëm në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ndërsa vetëm katër prej…
Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Manchester Unitedit, duke filluar kështu një kapitull të ri në karrierën…
Një paraqitje e Elijona Binakajt ka tërhequr vëmendjen e krijueses së përmbajtjeve Marjan Tabibzada, e njohur në rrjetet sociale si…
KombëtarjaGjiganti botëror i vlerësimit të lojtarëve me nota, “WhoScored”, ka përpiluar formacionin me paraqitjet më të larta në grupet e…
Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë për “Prime News24”, ka komentuar debatet e zhvilluara sot në Kuvend për buxhetin, duke…