“Këtë herë do të bazohem te siguritë që kemi nga sezoni i kaluar, pasi nuk kemi pasur mundësinë që të testojmë të rinjtë”. Këto janë fjalët e Edi Rejas kur prezantoi ndeshjet e përfaqësueses shqiptare për fillimin e edicionit të Ligës së Kombeve. Në zgjedhjen e një formacioni për ndehsjen e pare ndaj Bjellorusisë, trajneri do të ketë një detyrë edhe më të lehtë në teori, duke pasur parasysh se shumë dilema ia kanë zgjidhur dëmtimet dhe mungesat. Reja do të bazohet te emrat që e njeh e mes tyre ka pak alternativa për të zgjedhur.
Kështu, treshja e mbrojtjes, përtej ndonjë çudie, është e caktuar me Dermakun, Gjimshitin e Veselin, pasi mungojnë ata që mund të kërcënonin këtë rreshtim, Kumbulla e Ismajli të cilët janë të dëmtuar. Me Hysajn e paprekshëm në krahun e djathtë, pritet që në anën tjetër të luajë Trashi, pasi mungojnë alternativat, meqë Lenjani nuk udhëtoi dot e Memolla mbeti në Shqipëri po për dëmtim.
Edhe mesfusha sheh mungesën e Ramadanit, duke caktuar kështu treshen Gjasula-Bare-Abrashi si titullare dhe emrat e tjerë të rinj si alternativa të tyre për pjesën e dytë të ndeshjes.
Në këtë situatë, dilemat e vetme për Rejan janë porta me dualitetin e zakonshëm Berisha-Strakosha dhe sulmi, ku pavarësisht mungesës së Kamberit, ka mundësinë që të përzgjedhë mes emrave të ndryshëm për të formuar dyshen që ai e sheh të përshtatshme për të filluar këtë takim të pare ndaj Bjellorusisë.
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…